“Rreziku i luftës nuk ka ikur”, Spahiu: Marrëveshjet zyrtarizohen kur realizohen

Aktuale

“Rreziku i luftës nuk ka ikur”, Spahiu: Marrëveshjet zyrtarizohen kur realizohen

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 14:41
Profesori Nexhmedin Spahiu

Profesori Nexhmedin Spahiu, ishte këtë të shtunë i ftuar në një intervistë për Euronews Albaniia ku tha se në Kosovë ende nuk ka kaluar rreziku Iuftës.

Sipas tij, sa më shumë që duket se po i afrohemi paqes aq më i madh është rreziku i luftës.

Ai tha gjithashtu që nuk mund të flasim për marrëveshje Kosovë-Serbi, për sa kohë që marrëveshjet nuk janë të zyrtarizuara.

“Sa më shumë që i afrohemi paqes, në fakt po kalojmë nga rreziku më i madh i luftës. Tani na ka ngelur vetëm një hap nga zbatimi i një marrëveshje të dakorduar. Që gjithë ato që janë rakorduar më herët të realizohen.

Puna e marrëveshjes mbi bazën e planit franko-gjerman çështja kryesore, mbetet të realizohet. A do të realizohet apo jo, kjo mbetet për t’u parë”,-tha profesor Nexhmedin Spahiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat