Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të hapjes së shkollës shqipe në truallin e të parëve të tij, në Iballë të Pukës.
Haradinajt me këtë rast i është bërë pritje vëllazërore në festën e 120-vjetorit të hapjes së shkollës shqipe në Iballë.
Ku mori pjesë edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.
"Pritje vëllazërore në festën e 120-vjetorit të hapjes së shkollës shqipe në Iballë të Pukës", ka shkruar Haradinaj në Facebook.