Musliu-Shoshi i drejtohet Kurtit: Më sa duket duhet të ndodhë ndonjë fatkeqësi që t’i dëgjosh kërkesat e minatorëve

Aktuale

Musliu-Shoshi i drejtohet Kurtit: Më sa duket duhet të ndodhë ndonjë fatkeqësi që t’i dëgjosh kërkesat e minatorëve

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 18:02
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi ka thënë se më sa duket duhet të humbët jetë e me ndodhë fatkeqësi që Qeveria e Kurtit të i dëgjojë kërkesat e minatorëve.

Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook, i është drejtuar kryeministrit Kurti, që mos t’i ik premtimeve dhe mos t’i ik minatorëve të “Trepçës”.

“Po duket që duhet me humbë jetë e me ndodhë fatkeqësi që qeveria e Albini të paktën të i dëgjojnë kërkesat e minatorëve! Albin mos ik prej premtimeve, mos ik prej minatorëve të “Trepçës.”

Shko e dëgjoj kërkesat e tyre, përjeto se si është të punosh 800 metra nën tokë, pa kushte e i përbuzur. Nënqmimi e ndëshkimi që po i bënë këtij populli e vendi do të dërgoj, shpejt, në humnerë politike!” – ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat