Sabotimi dhe bojkotimi i punës nuk është zgjidhja e problemeve.
Kështu thonë nga Trepça Shoqëria aksionare, teksa kanë shpërndarë disa fotografi ku shihet sabotimi dhe bojkotimi i punës, hyrje dalje të pakontrolluara të punëtoreve si dhe sjellja e drekave e darkave për sabotuesit.
“Fotot më poshtë janë vetëm disa nga ato që janë marrë nga kamerat e sigurisë të Trepça Sh.A. dhe që janë vendos për të ruajtur pronën dhe sigurinë e ndërmarrjes. Nga këto foto shihet qartë sabotimi dhe bojkotimi i punës, hyrje dalje të pakontrolluara të punëtoreve si dhe sjellja e drekave e darkave për sabotuesit”, thuhet në njoftim.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/October/29/auto_391769626_823895609739594_5620521086971901589_n1698577915.jpg)
Menaxhmenti i Trepça Sh.A. thonë se do të ndërmarrë shumë shpejtë vendime që do të bazohen në argumente dhe fakte, të cilat do të ndihmojnë që ndërmarrja të kthehet në binarët e vet të funksionalizimit.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/October/29/auto_391767448_823895779739577_7422406393509576560_n1698577915.jpg)