Rrahja që filloi të shtunën, përfundoi me vrasje të dielën.
Pikërisht në këtë vend u qëllua me armë zjarri Fatos Zenuni nga qyteti i Vushtrrisë i cili nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
Aktin dyshohet se e kreu bashkëvendasi i tij, Jetmir Sinani.
Dëshmitarët e rastit të cilët nuk kanë dashur të flasin para kamerës, i kanë thënë televizionit se në rrahje ishin përshirë dy grupe.
Për pasojë të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të cilët së bashku me viktimën janë dërguar në emergjencën e qytetit.