Hisen Berisha, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës është shprehur se Serbia de fakto e njeh Kosovën.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se ndërkombëtarët kanë dështuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Sipas tij ata i kanë duart e lara me gjakun e Afrim Bunjakut, polici që u vra mëngjesin e 24 shtatorit në veri të Kosovës.
“Serbia de fakto e njeh Kosovën. Ndërkombëtarët kanë dështuar. Në procesin e ndërmjetësimit të dialogu Kosovë-Serbi I kanë duart e lara me gjakun e Afrim Bunjakut dhe po përpiqen tani ti pastrojnë ato duar me termat e liberalizimit, normalizmit të raporteve, e të drejtës së Kosovës për të aplikuar në organizata dhe në mekanizma ndërkombëtar. Ne kemi nevojë vetëm për njohjen e Pavarësisë nga Serbia”-tha ai.