“Kurti e pranoi Asociacionin”, Halimi: Dëgjoi këshillat e ndërkombëtarëve

Aktuale

“Kurti e pranoi Asociacionin”, Halimi: Dëgjoi këshillat e ndërkombëtarëve

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 12:02
Albin Kurti

Jeton Halimi, drejtor ekzekutiv, instituti për studime evropiane ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, ku kryefjalë ka qenë draft-statuti i asociacionit.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai nënvizoi se kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar asociacionin duke shtuar mes të tjerash se më në fund pranoi dhe këshillat e ndërkombëtarëve.

Halimi pati dhe kritika ndaj Kurtit dhe presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

“Unë mendoj se më në fund Kurti e ka pranuar këtë asociacion, dhe tani po binde dhe popullata që Kurti ishte një mashtrues dhe jo rastësisht i ka marrë votat me këto mashtrimi. Është bërë mirë që Kurti mori këshillat e ndërkombëtarëve. Vjosa Osmani dhe Kurti do e përdorin si alibi para popullatës që i kanë mashtruar”-tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat