Aktakuza për përleshje në Kuvend, Miftaraj tregon se çfarë dënimi mund të marrin deputetët dhe Bislimi

Aktuale

Aktakuza për përleshje në Kuvend, Miftaraj tregon se çfarë dënimi mund të marrin deputetët dhe Bislimi

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 12:11
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj,

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar akuzën ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe deputetëve të opozitës, të cilët në korrik të këtij viti janë përfshirë në një përleshje në Kuvend.

Ai ka thënë se sipas aktakuzës ata mund të dënohen me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka thënë se këto raste zakonisht në fund përfundojnë me dënime me gjobë deri 200 euro.

Besnik Bislimi, Hajdar Beqa, Bekim Haxhiu dhe Mergim Lushtaku sipas aktakuzës së prokurorise akuzohen për veprën penale Sulmi, e denueshme me gjobë ose me burgim deri në një vit. Zakonisht këto raste nëse vertetohet fajesia në fund përdundojnë me denime me gjobë 200 Euro. Sikurse, nëse katër të akuzuarit pajtohen mund të shkojnë edhe në ndërmjetësim duke i ikur procedurës penale”, ka shkruar Miftaraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat