Rashiq: Vendimi i Qeverisë për targat vjen pas kërkesave të shumta të qytetarëve në veri

Aktuale

Rashiq: Vendimi i Qeverisë për targat vjen pas kërkesave të shumta të qytetarëve në veri

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 13:01
Nenad Rashiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Qeverisës ë Kosovës për zgjatjen e afatit të regjistrimit të veturave me targa ilegale deri më 1 dhjetor.

Ai në një postim në Facebook shkruan se ky vendim vjen pas kërkesave të shumta të qytetarëve nga veriu i vendit.

“Ky vendim i Qeverisë vjen pas kërkesave të shumta të qytetarëve kryesisht nga veriu i Kosovës, dhe si i tillë është një tjetër dëshmi e pragmatizmit të punës sonë, në përputhje me nevojat e bashkëqytetarëve tanë”, shkruan Rashiq.

Vendimi i ekzekutivit që u mor të hënën parasheh që pas datës 1 dhjetor , pronarëve të mjeteve të pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, do t’iu ndalohet qarkullimi me to.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat