Hill: Propozimet janë në tavolinë për ca kohë, marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet sa më parë

Aktuale

Hill: Propozimet janë në tavolinë për ca kohë, marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet sa më parë

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 15:06
Christopher Hill

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se propozimet për normalizim të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë janë në tavolinë “për ca kohë”.

Kështu ai ka bërë thirrje që Prishtina dhe Beogradi të arrijnë marrëveshje sa më parë që të jetë e mundshme.

“Shumëçka po ngjan në botë dhe mendoj në kuptim të dialogut se duhet të këtë marrëveshje – sa më parë. E dimë që elementet e marrëveshjes janë në tavolinë për ca kohë. Ka për t’u bërë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë ai ndër të tjera para medieve.

Hill ka theksuar se tani është më të vërtetë koha që të ecet përpara drejt marrëveshjes finale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat