Buxheti i Kosovës për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro

Aktuale

Buxheti i Kosovës për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 15:55 Përditësuar në ora: 16:25 më 31.10.2023
Foto ilustrim

Murati: Paga mesatare në sektorin publik vitin tjetër do të jetë 780 euro

Ministri i Financave, Punës dhe Transfere, Hekuran Murati, ka thënë se pas votimit në qeveri të projektligjit për ndarjet buxhetore, do të ketë rritje të pagave në sektorin publik.

Murati bëri të ditur se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 3 miliardë e 340 milionë euro, ku të kategoria e pagave, koeficienti do të rritët nga 105 në 110.

“Nga 105 të bëhet në 110, kjo nënkupton që paga mesatare në sektorin publik të jetë rreth 780 euro burto, apo të ketë edhe rritje të theksuar, krahasuar me rritjet paraprake”, tha Murati.

Më tej, ai bëri të ditur se rritje të buxhetit ka edhe te kategoria e shpenzimeve kapitale, e cila vlerë është 860 milionë euro.

“Sa i përket kategorive të tjera të shpenzimeve, tek kapitalet edhe aty ka një rritje, vlera është 860 milionë euro tek investimet kapitale, ndërsa tek pjesët tjera kryesisht është mirëmbajtur në nivele të përafërta, apo një rritje të lehtë tek kategoria mallra dhe shërbime dhe një tkurrje të lehtë tek subvencionet dhe transferet”, tha ai.

Murati: Për vitin tjetër, buxheti për ministrinë e Brendshme dhe atë të Mbrojtjes do të jetë 370 milionë euro

Ministri i Financave, Punës dhe Transfere, Hekuran Murati, pas votimit të projektligjit mbi ndarjet buxhetore ka thënë se qeveria prioritet i ka dhënë fushës së mbrojtjes dhe sigurisë.

Murati bëri të ditur se buxheti për ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ministrinë e Mbrojtjes për vitin tjetër do të jetë rreth 370 milionë euro.

“Prioritet i është dhënë fushës së mbrojtjes dhe sigurisë, duke e çuar buxhetin për  MPB-në dhe MB-në në 370 milionë euro total, apo rreth 217 milionë për MPB-në dhe 153 milionë për MB-në”.

“Ka shtim të policëve dhe të ushtarëve, përkatësisht 500 policë të rinj do të jenë ndërsa 600 ushtarë të rinj tek FSK-ja”, tha ai.

Më tej, ai bëri të ditur se rritje të buxhetit ka edhe në fushën e arsimit, e po ashtu edhe në fushën e shëndetësisë për 25 për qind krahasuar me vitin 2023.

Kurti: Qeveria i menaxhoi me sukses tri krizat globale – më mirë se sa të tjerët që na prognozojnë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria që e drejton është ballafaquar me sfida globale më shumë se çdo qeveri tjetër në vend që nga paslufta.

Ai, në mbledhjen e sotme të ekzekutivit, ka theksuar se tri krizat globale që sipas tij i kanë menaxhuar në këtë qeverisje janë pandemia COVID-19, rritja e inflacionit, si dhe rritja e çmimeve.

“Pandemi si ajo e COVID-19 ndodh që të shfaqet një në 100 vjet, çmimet janë rritur sikur nuk ishin parë asnjëherë më parë, është krahasim i përafërt me krizën që ishte shfaqur në vitet e 70-ta, rritja e inflacionit në dyshifror ishte parë si në vitet e 80-ta diçka që ndodh në 40 vjet”.

“Për fatin tonë si qeveri tri kriza globale me gjasa të vogla të ndodhin me një mandat ia dolëm t’i menaxhojmë më mirë se sa të tjerët që na prognozojnë. Jo vetëm që i menaxhuam me sukses, por gjatë këtyre viteve arritëm edhe të rrisim ekonominë, edhe t’i shtojmë vendet e punës, gjysma e të punësuarve janë të ri e të reja nën moshën 25-vjeçare”, ka thënë Kurti.

--------------------

Buxheti i Kosovës për vitin 2024, do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.

Projektligji mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024, të martën në mbledhjen e qeverisë ka marrë vulën e ekzekutivit dhe do të përcillet për Kuvend, ku do t'i nënshtrohet debateve në komisionet përkatëse dhe në fund do të votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, raporton RTKlive.

Kryeministri i Kosovës, Albi Kurti tha se buxheti i Kosovës për vitin 2024 do të jetë, 3 miliardë e 314 milionë euro. Ai tha se koeficienti i pagave do të jetë 110 euro.

Kurti tha se janë ballafaquar me shumë sfida të shumta, siç janë edhe çmimet e energjisë. Kurti tha se përkundër krizave qeveria ka menaxhuar mirë ato, duke përmendur edhe mbështetjen për qytetarët.

Ai ka përmendur edhe shtimin e vendeve të punës për të rinjtë. Shefi i ekzekutivit ka përmendur edhe mbështetjen ndaj bujqve, grave në biznes, komuniteve në biznes, sektorin e IT-së për kurse, familjet për asnjë të punësuar, mbështetjeje për personat me nevojat të veçanta dhe mbështetjen e programit ‘SuperPuna”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat