Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka pritur në takim ambasadorin e ri të Hungarisë, Bela Bozsik.
Zyra e Kryeministrit njoftoi se Bislimi e ka përgëzuar Bozsik dhe i ka thënë atij se “Kosova ka një partner e vend mik të rëndësishëm te Hungaria”.
“Pjesë e bisedës ishte dhe rruga përpara e rajonit drejt integrimit evropian e prosperitetit si dhe siguria e stabiliteti i Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.
“Forcimi dhe intensifikimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona është përkushtim dhe qëllim i përbashkët. Kosova dhe Hungaria bashkëpunojnë në shumë nisma dhe projekte të ndryshme me interes të përbashkët”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.