Ambasadori Zemaj takohet me Nd.Sekretarin e NATO-s për çështje politike dhe të sigurisë, diskutojnë edhe për Kosovën

Aktuale

Ambasadori Zemaj takohet me Nd.Sekretarin e NATO-s për çështje politike dhe të sigurisë, diskutojnë edhe për Kosovën

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 16:45
Astrit Zemaj dhe Boris Ruge

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, është pritur këtë të martë nga ndihmës sekretari i përgjithsëm i NATO-s, për cështje politike dhe të sigurisë Boris Ruge.

Zemaj përmes një shkrimi në Facebook, bëri të ditur se me ambasadorin Ruge, biseduan për sukseset dhe mundësinë e avancimit të marrdhënieve të Kosovës me NATO-n.

“Me nd.Sekretarin e Përgjithshëm të PASP-NATO, ambasadorin Ruge, i cili është një njohës i mirë dhe me kontribut të veçantë në procese të ndryshme të vendit tonë dhe të rajonit që nga pozitat paraprake në NATO dhe në KFOR, biseduam për sukseset e deritanishme si dhe për avancimin e marrëdhënieve tona të shkelqyera me NATO-n dhe misionet e saja në Kosovë, NALT dhe KFOR-in të cilëve ju jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë”, tha ai.

Po ashtu, sipas ambasadorit Zemaj, me ambasadorin Ruge kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

“Duke marrë parasysh rolin domethënës të tij në strukturat e larta drejtuese në NATO, po ashtu biseduam për aspektet politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon, të cilat janë edhe çështjet kryesore që mbulohën nga PASP-i në NATO, gjithnjë me vëmendje të veçantë edhe çështjet rajonale dhe sigurinë, si dhe marrëdhëniet me organizatat e tjera ndërkombëtare dhe vendet partnere”, tha ai.

Zemaj ia ka ritheksuar ambasadorit Ruge se Kosova është partner i dëshmuar i NATO-s, e cila vazhdimisht kontribuon për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

“Po ashtu në këtë takim të frytshëm pune, kemi percjellë edhe njeheherë mesazhin tonë se Republika e Kosovës është partner i deshmuar dhe shumëdimensional, i vendosur fuqimisht në të ardhmen euroatlantike, që përmes përkushtimit të vazhdueshëm ka kontribuar edhe për sigurinë dhe stabilitetin edhe përtej kufijve të rajonit”, ka thënë ai.

Cili është funksioni i ambasadorit  Ruge në NATO?

Divizioni i Çështjeve Politike dhe Politikës së Sigurisë (PASP) vepron në shumë aspekte si Ministri e Jashtme për NATO-n. Në koordinim të ngushtë me divizionet e tjera, PASP ofron këshilla politike dhe udhëzime politike për Sekretarin e Përgjithshëm në lidhje me çështjet e brendshme, rajonale, ekonomike dhe të sigurisë. Për më tepër, Divizioni trajton marrëdhëniet e shumta të Aleancës me vendet partnere dhe me organizata të tjera ndërkombëtare. Vetë PASP është e organizuar në disa seksione që kanë të bëjnë me: Kontrollin dhe Koordinimin e Armëve, NATO-n dhe Çështjet Shumëpalëshe, Marrëdhëniet me Rusinë dhe Ukrainën, Integrimin dhe Partneritetin Euro-Atlantik, Dialogun Mesdhetar dhe Iniciativën e Bashkëpunimit të Stambollit, Politikat dhe Programet e Bashkëpunimit dhe Ekonominë e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Po ashtu, ky është sektori i cili e mbulon Partneritetin për Paqe i cili është program i bashkëpunimit praktik dypalësh ndërmjet shteteve partnere euroatlantike dhe NATO-s. Ky program, që është krijuar më 1994, u lejon shteteve që të zgjedhin vetë prioritetet për bashkëpunim.

Sipas NATO-s, Partneriteti për Paqe ka për qëllim të rrisë stabilitetin, të ulë kërcënimet për paqe dhe të ndërtojë raporte më të forta të sigurisë ndërmjet partnerëve dhe NATO-s.

Ndihmës SP PASP Ruge, në vitin 1999, gjatë Operacionit të Forcave Aleate në Kosovë, ka shërbyer si oficer ndërlidhës në Qendrën Operative Mediale në selinë e NATO-s në Bruksel dhe, pasi trupat e NATO-s u vendosën ne Kosovë , ai ka qene në shtabin e KFOR-it  në Prishtinë

Perveç kësaj ai ka punuar si këshilltar i parë politik i komandantit të KFOR-it në Kosovë nga viti 2001 deri në vitin 2002, ndërsa nga viti 2006 deri në 2008 ka qenë  Shef i Departamentit Politik në Zyrën e Përfaqësuesve të Lartë dhe Përfaqësuesve Specialë të BE-së në Bosnje-Hercegovinë, Christian Schwarz-Schilling dhe Miroslav Lajçák.​

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat