Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se përcaktimi i tij për profesion ishte të jetë një jurist dhe në atë drejtim ka filluar studimet, por ngjarjet e atëhershme në vend e kanë bërë të zgjedhë politikën.
“Përcaktimi jetësor i joni nuk ka qenë i zgjedhur politika, rrethanat e tilla kanë qenë në Kosovë. Unë e kam dashur profesionin tim si jurist edhe si fëmijë e kam dashur dashur e jam orientuar në këtë drejtim”, ka thënë Limaj.
Limaj ka thënë se profesioni i juristit është i jashtëzakonshëm dhe është profesioni “më i gjallë” dhe se sipas tij, nuk është një profesion jo atraktiv.
“Kosova ka pak interpretues të ligjeve si jurist sepse çdo shkronjë në ligj, çdo nen është i gjallë”, ka thënë tutje ai.
Deputeti është shprehur se juridikun e ka shfrytëzuar edhe në politikë.