Presidentja e KE-së: Ursula hesht në Serbi për njohje de facto

Aktuale

Presidentja e KE-së: Ursula hesht në Serbi për njohje de facto

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 21:58
Foto nga takimi

Frazën se Serbia duhet de facto ta njoh Kosovën, të cilën e tha të hënën në Prishtinë, nuk e përmendi të martën në Beograd, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen.

Në konferencën e përbashkët me nikoqirin, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, politikania gjermane që përfaqëson Bashkimin Evropian, megjithatë sqaroi pritjet që i ka blloku, ku u pyet nga gazetarët për çështjen e “njohjes de facto”.

“Këtu bëhet fjalë për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, e cila marrëveshje parasheh hapa të ndryshëm, që përfshin për shembull njohjen e dokumenteve dhe të Institucioneve nga ana e Serbisë, dhe kjo nga ana tjetër shkon me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, kjo duhet të bëhet nga Kosova. Kjo do të hap rrugën për normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës. Ky është një parakusht i nevojshëm për rrugën evropiane, respektive (të Kosovës dhe Serbisë)”, tha e para e Komisionit Evropian.

Nga ana e tij, Vuçiq, u tregua i rreptë dhe foli për atë se s’i nuk bëhet fjalë që shtetit i tij , disi ta pranojë atë të Kosovës.

“Për ne pranimi i pavarësisë së Kosovës, nuk është çështje,dhe unë këtë e kam thënë në raste të panumërta dhe nuk e kam të vështirë, e as turp dhe krenohem që këtë ta them edhe para presidentes së Komisionit Evropian. Ne i dimë cilat janë obligimet tona nga dialogu dhe jemi gati që këto obligime t’i plotësojmë”,tha kryetari i Serbisë.

Temë e diskutimeve ishte dhe Draft-Statuti për Asociacionin të dorëzuar më 21 tetor nga pesë emisarët në Prishtinë e Beograd. Kryetarja e KE-së, thotë se këtë dokument Serbia duhet ta mbështes e Kosova ta zbatoj. Kurse Vuçiq, tha se është bazë e mirë, por se nuk e beson që pala kosovare do lëviz me themelim.

Sulmi i armatosur terrorist në Banjskë të Zveçanit, nuk u la pa u përmendur nga mysafirja.

“Sulmi i dhunshëm i 24 shtatorit në veri të Kosovës është akt krejt i papranueshëm, kryesit duhet të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë. Kjo është absolutisht qenësore, për të dyja që të angazhohen dhe të shkojnë rrugës së normalizimit”

Ursula von Der Leyen, që është në turne vizitues në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor,  tha se është e qartë perspektiva evropiane e këtij rajoni, kurse BE-ja do ndihmon sipas saj nëpërmjet atij që po quhet “Mega Plani i Rritjes”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat