Partitë politike në Kosovë kishin qendrime të ndryshme sa i përket deklaratave që ambasadori amerikan dha sonte.
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila për dallim nga ambasadori, këmbënguli që duhet të këtë nënshkrim të marrëveshjes nga Serbia.
Ajo tha që përderisa nuk ka dakordim nga Serbia. “Nënshkrimi garanton zbatimin e marrëveshjes”, tha ajo.
Kusari- Lila përmendi deklaratat e Vuçiqit që nuk është i gatshëm që ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe ta pranojë anëtarësimin e saj në OKB.
Ajo tutje tha që sulmi në Banjskë është dëshmi që nuk mund të bësohet që Serbia do stabilitet. Kusari-Lila përmendi edhe kidnapimin e policëve kosovarë nga Serbia si dhe sulmet ndaj serbëve të veriut që kishin regjistruar veturat e tyre në RKS.
Në mbështetje të plotë të deklaratave të ambasadorit amerikan doli PDK-ja, ku shefi i grupit parlamentar të saj, Abelard Tahiri tha se në qeverinë Thaçi, përfaqësuesit e ShBA-ve takoheshin me ne para dhe pas takimeve”, tha ai.
Ai tha se opozita janë të gatshëm ta mbështesin Qeverinë për ti përmbushur obligimet ndërkombëtare.
Tahiri shtoi se Marrëveshja e Ohrit do të implementohet pavarësisht a është Albin Kurti kryeministër apo nuk është, sepse tashmë kjo është një obligim ndërkombëtar.
Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se sot rreth orës 15:00 kam protokolluar zyrtarisht një kërkesë për kryeministrin e Kosovës që të kemi qasje në këto dokumente se çka zoti Kurti ka pranuar. “Për neve është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mbahet një debat parlamentar me raportues zotin Kurti dhe në bazë të qasjes në dokumente të drejtojmë poziticionin tonë politik”, tha ai.
Besnik Tahiri nga AAK-ja ka thënë se kryeministri Kurti vetëm i ka mashtru popullin duke i thënë se Zajednica nuk kalon. “Ai Zajednicën e ka në tavolinë dhe e ka pranu, e ka pranu në Bruksel, e ka pranu në Ohër, dy çështje duhet me i demansku, e para çka ka fol në raport me kauzën e vet politike ka qenë mashtrim dhe e dyta duhet të shfrytëzohet një momentum mas 24 shtatorit që Kosova të ripozicionon vetën në aspektin strategjik dhe të hap rrugë për një integrim të shpejtë në NATO” tha ai