Rrahmani: Kërkesat e minatorëve të Trepçës janë të drejta

Aktuale

Rrahmani: Kërkesat e minatorëve të Trepçës janë të drejta

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 00:39
Eman Rrahmani

Eman Rrahmani, deputetë i Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vizitën e deputetëve të kësaj partie në minierën e Trepçës për t’u takuar me sindikalistët e kësaj organizate, tha se ata janë nga mjedisi i Mitrovicës, prandaj, shtoi ai, kanë ndier nevojën për t’u takuar me ta për të parë se si mund të dilet nga kjo situatë.

Ai tha se kërkesat e minatorëve janë të arsyeshme, të drejta.

“Është lajm i mirë kjo vizitë e deputetëve, për të parë se si është gjendja e minatorëve dhe për të diskutuar për kërkesat që i kanë minatorët”, deklaroi Rrahmani.

Ai tha se kërkesat e minatorëve janë të arsyeshme, por duhet parë edhe mundësitë për realizmin e atyre kërkesave.

“Trepça nuk është në gjendje të mirë, subvencionimin kryesor e ka prej qeverisë”, sqaroi, mes tjerash, Rrahmani.

Ai, për vendimin e menaxhmentit të Trepçës për suspendimin e disa anëtarëve të Sindikatës Trepça tha se nuk është i duhur, ngase, shtoi ai, e drejta për të protestuar është e garantuar me ligj.

E lidhur me takimin me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Rrahmani tha se është diskutuar për disa projekte të kësaj komune e që kanë të bëjnë me rrugën A, ndërtimi i unazës së kryeqytetit, etj.,derisa shtoi se duke qenë anëtar i Komisionit për Buxhet e Financa, tha ase do të përpiqet që kërkesat e komunave të Kosovës të përfshihen në buxhet.

“Ndalimi i projekteve nuk është e dobishme për askënd, veçmas për qytetarët”, deklaroi Rrahmani.

Ai mohoi zërat se qëllimi i vizitës te kryetari i Komunës së Prishtinës kishte për qëllim aderimi në LDK. “Po të kisha një qëllim të tillë, do të shkoja në zyrat e LDK-së e jo në zyrën e kryetarit të Komunës së Prishtinës”, deklaroi Rrahmani.

Ndërkaq për Ligjin për Kodin Civil, deputeti Rrahmani tha se nuk dot ë votohet nga kjo legjislaturë.

Ai megjithatë vlerësoi disa ministri si të suksesshme, veçmas për transparencë dhe në luftën kundër korrupsionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat