Shtëpia e familjes Koroglu në Mitrovicë, e cila u përfshi nga zjarri gjatë ditës së djeshme, ishte shpallur monument kulture nga Ministria e Kulturës e Kosovës që para 2 dekadave.
Duke reaguar për djegien e kësaj shtëpie më të vjetër në qytetin e Mitrovicës, analisti politik Nexhmedin Spahiu, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku dhe shkarkimin e drejtorit të Agjensisë për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, përcjell Bota sot.
Spahiu ka hedhur dyshime se zjarrvënësit e kësaj shtëpie, kanë marrë garanci nga komuna e Mitrovicës për leje ndërtimi me pas.
Reagimi i plotë i Spahiut, në Facebook:
Digjet shtëpia 300 vjeçare në Mitrovicë e shpallur monument kulture nga Ministria e Kulturës e Kosovës që para 2 dekadave. Në një vend normal, Ministri i Kulturës kish me dhanë dorëheqje pasi kish me shkarku drejtorin e Agjensisë për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës nëse ai vet nuk kish me dhanë dorëheqje. Zjarrëvënësit kishin me u futë në burg, ndërsa ndaj drejtorit të urbanizimit kishin me u hapë hetime. Askush nuk është çmendë ta djegë shtëpinë 300 vjeçare nëse nuk do të merrte garanci nga komuna e Mitrovicës se do të merr më pas leje ndërtimi. Hajnat e tillë e kanë vendin në burg.
Ditë më parë drejtori i infrastrukturës Granit Tmava pa kurrfarë debati publik preu në mes të Qytetit drurin 300 vjeçar, më të vjetrin në qytet. Ky kriminel e ka vendin në burg. Dikush duhet tu thotë stop këtyre barbarëve.