Përfundon bastisja në shtëpinë e Ismail Sylës, i sekuestrohet vetëm telefoni
Ka përfunduar bastisja në shtëpinë e Ismail Sylës, ish këshilltar i ish presidentit Hashim Thaçi.
Avokati Artan Qerkini ka thënë se Sylës i është sekuestruar vetëm telefoni.
Kujtojmë se të hënën dhe të martën, Prokuroria e Gjykatës Speciale ka kryer bastisje në shtëpitë e tre ish këshilltarëve të Thaçit – Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami.
Media po qëndron afër vendit ku jeton Syla dhe sjell pamje prej atje:
Zyra e Prokurorit të Specializuar konfirmon se janë duke vazhduar operacionet e bastisjes në Kosovë
PS vazhdon operacionet në Kosovë, bastisje në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka konfirmuar se janë duke vazhduar operacionet e bastisjes në Kosovë.
Zëdhënësi i kësaj zyre Christopher Bennett tha se një gjë e tillë po bëhet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).”, tha Bennett.
Pamje nga bastisja e Speciales që po zhvillohet në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Sylës
Mëngjesin e së mërkurës, Gjykata Speciale e ka bastisur edhe shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Të martën është bastisur shtëpia e ish-këshilltarit tjetër të ish-presidentit, Hashim Thaçi, Artan Behrami.
Ndërsa java nisi me bastisjet në banesat e Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt.
I vetmi i cili ka folur për medie, Artan Behrami ka thënë se Dhomat e Specializuara në Hagë nuk mund t’i bastisë 1.8 milionë banorë që kundërshtojnë këtë Gjykatë dhe se veprimet e fundit kanë për synim mbjelljen e frikës, ndërkohë që sipas tij në procesin gjyqësor, Prokuroria nuk po mund të argumentojë asnjë nga akuzat.
Bastiset shtëpia e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla
Mëngjesin e sotëm ka filluar bastisja nga Dhomat e Specializuara në shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi.
Kujtojmë që dje është kryer bastisje në shtëpinë e Artan Behramit, poashtu ish-këshilltar i Thacit dhe në shtëpinë e prindërve të tij.
Teksa para dy ditësh Specialja ka kryer bastisje në shtëpinë e ish-këshilltarëve Bashkim Smakaj dhe Blerim Shales.
E muaj më parë ishte bastisur edhe shtëpia e ish-këshilltarit tjetër, Adil Behramaj.
Pas bastisjes së banesësDJE , Artan Behrami, këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi ka falënderuar familjarët dhe miqtë e tij nga trojet shqiptare për siç ka thënë “kujdesin dhe mesazhet inkurajuese“.
Ai ka shkruar në Facebook se bastisjet politike janë bërë “mjet i Prokurorisë së Gjykatës Speciale për të mbuluar disfatën në përballje me krerët e UÇK-së në sallën e gjyqit”
“Është momenti i fundit që të ndalet kjo marrëzi”, ka shkruar Behrami.