Njësia më elitare e Policisë proteston para Qeverisë

Aktuale

Njësia më elitare e Policisë proteston para Qeverisë

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 12:18 Përditësuar në ora: 12:29 më 01.11.2023
Pamje nga vendi i ngjarjes

​Përfundon protesta e NJSI-së: Nuk lejojmë të përdoremi politikisht

Është mbyllur protesta e Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI).

Një nga pjesëtarët e kësaj njësie ka deklaruar para mediave se nuk lejojnë të përdoren politikisht nga politika.

Në emër të grupit protestues, ai tha se kërkojnë rishikimin e vendimit për shtesat e rrezikshmërisë për këtë kategori.

Po ashtu, bëri të ditur se nuk do të ndalen së kundërshtuari dhe se do të ndërmarrin edhe masa të tjera.

Njësia më elitare e Policisë proteston para Qeverisë

Njësia më elitare e Policisë së Kosovës, e njohur si FIT ka protestuar para Qeverisë së Kosovës.

Ata shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë.

Ky vendim u mor javën e kaluar.

Pakënaqësi ka shprehur edhe Njësia për Eksplozivët dhe Deminim e Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat