Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas protestes së sotme të njësitit elitar të Policisë së Kosovë, para Qeverisë.
Ajo ka thënë se pamje e sotme dhemb deri në palcë.
Në postimin e saj në Facebook, nënkryetarja Çitaku ka thënë se heronjtë me të cilët krenohemi çdo ditë, u detyruan të protestonin për realizimin e kërkesave të tyre bazike.
“Pamje që dhemb deri në palcë. Heronjët me të cilët krenohemi, detyrohen të protestojnë për realizimin e kërkesave më bazike”, ka shkruar Çitaku në Facebook.