Diplomati Flamur Gashi është shprehur se Albin Kurti është një hap para Aleksandër Vuçiç.
Ai rikujtoi edhe njëherë se Vuçiç është korrekt me opinionin e vet, ndërsa Von der Leyen është korrekte me ndërkombëtarët.
“Ne po presim ditën e premte, sipas të gjitha gjasave kryeministri i Kosovës, zoti Kurti do të sqarojë në parlamentin e Kosovës për bisedimet që janë bërë dhe për draftin për Asociacionin. E mira është që drafti për Asociacionin, sipas të gjitha gjasave, në pikën 3, ka që të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, ashtu si ka qenë dhe në vitin 2013.
Ne duhet të shohim çfarë ndodh brenda nesh dhe në rastin konkret ne duhet të jemi shumë të kënaqur me veprimin e fundit të zotit Kurti, që doli një hap para Vuçiç, taktikisht, sepse frika e madhe te unë dhe te shumë njerëz që e njohin zotin Kurti ishte që po e humbëm dhe këtë rast do të ishte fatkeqësi e madhe. Është një hap para Vuçiç sepse po ndodh si në Rambuje kur shqiptarët thoshin po dhe Serbia thoshte jo dhe ndodhi ndërhyrja,” – sqaroi diplomati Gashi.