Haxhiu: Protesta e Policisë, turpi i Qeverisë!

Aktuale

Haxhiu: Protesta e Policisë, turpi i Qeverisë!

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 16:43
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar në lidhje me protestën e njësive elitare të policisë së Kosovës.

Haxhiu e ka akuzuar kreun e Qeverisë, për siç ka thënë ai i gatshëm për ti marr meritat e për të mos i përmbushur kërkesat.

Ndër të tjera deputeti është shprehur se policia që krenohet Kosova është detyruar të protestoj, pasiqë janë injoruar kërkesat e tyre.

Postimi i plotë:

Protesta e Policisë, turpi i Qeverisë!

I gatshëm me ua marrë metitat e mos me ua plotësu kërkesat, policisë me të cilët krenohet veç kur i duhen për popullaritet.

Kjo nuk është vetëm hipokriz, por është edhe TRADHËTI.

Mashtrimin e Qeverisë Kurti e shpërfaqi protesta Njësiti Special Intervenues dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive. Policët e Kosovës me te cilët krenohet Kosova , detyrohen të protestojnë para Qeverisë, pasi që kërkesat e tyre u injoruan nga Qeveria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat