Aktivistja Luljeta Aliu pak ditë më parë ka treguar se ka marrë një padi nga kompania Minimax. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
E në një tjetër postim kërkon ndihmë nga punëtorët e Minimax-it që të dëshmojnë në kushtet anonimitet.
Dhe për këtë thotë se nuk do ta kuptoj askush.
Postimi i plotë:
Thirrje publike për të gjithë ata punëtorë të Minimax-it që më njohin, e që kanë qenë punëtorë nën direktivat e ish-bashkëshortit tim, Bekim Krasniqi, e që janë të gatshëm të dëshmojnë në kushte anonimiteti (që askush nga Minimax nuk do ta dijë kush jeni), ju lutem më shkruani në mesazh privat.
Për hir të së vërtetës.
Për hir të vajzave të mia.
Për hir edhe timin.
Veç paramendojeni po të ishit në situatën e njejtë. Nuk është e drejtë që vetëm të pasurit të fitojnë, edhe pse bëjnë shkelje. Nëse në raste padrejtësie qëndron neutral, në fakt po i ndihmon padrejtësisë! Mos u bë i padrejtë, sepse të kthehet më vonë nga universi! Mos hy në gjynah!