Edhe avokati Gazmend Halilaj e ka komentuar protestën e Njësisë Speciale FIT, që e mbajtën sot para Qeverisë.
Avokati në një postim në Facebook, ka shpërnda edhe një fotografi të kryeministrit Albin Kurti, i cili sonte shkruajti për Policinë e Kosovës, dhe për pagat e tyre.
Halilaj thotë se, më të rrezikuar janë policët e rendit dhe hetuesit se sa njësia FIT.
Sipas tij, FIT-i janë të përgatitur dhe kanë pajisje mbrojtëse, kurse hetuesit janë me nga një revole.
Postimi i plotë:
SHQIPTARI, I SHKREP (2) PLUMBA ARMIKUT DHE KËKRON TANË JETËN ME JETUE SI MBRET.
LOGJIKË MËRCENARI...
Me fol real, shumë më të rrezikëm janë policët e rendit dhe hetuesit, se sa njësia FIT.
SEPSE
Njësia FIT, shkojnë 100% të përgatitun, me mbi (10.000) euro paisje mbrojtëse, ndërsa policët e rendit dhe hetuesit janë më së shumti (3), dhe atë me nga një revole.
Deri më tani kemi dhjetëra policë hetues dhe të rendit të vrarë, fatmirësisht nga njësia FIT asnjë.
Respekt dhe mbeshtetje për punën e secilit, por mbi të gjitha, kjo që po bëjnë është thjesht puna e tyre.