Rama paralajmëron vizitë në Prishtinë

Aktuale

Rama paralajmëron vizitë në Prishtinë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 12:57
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se ndjehet krenar për kontributin që ka dhënë Shqipëria, në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama në një postim në “X”, ka shkruar se Shqipëria do ta mbështes fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes bazike.

“Nuk mund të jem më krenar për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti i Asociacionit i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune, është draft i BE-së”, ka shkruar Rama.

Ai ka shtuar se së shpejti do të vijë në Prishtinë për “të treguar personalisht mbështetjen time”.

“Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes bazike dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve të fqinjësisë sonë. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”, ka shkruar Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat