Vdes Emin Borovci, komandant Triumfi

Aktuale

Vdes Emin Borovci, komandant Triumfi

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 13:52
Vdes Emin Borovci, komandant Triumfi

Ka vdekur në moshën 57-vjeçare Emin Borovci, i njohur si komandant Triumfi, eprori i Brigadës 153 të Zonës Operative të Gollakut (ZOG).

I ndjeri do ta varroset sot nga ora 14:00 (02/11/2023) në varrezat e qytetit, Prishtinë-Arbëri.

Sipas bashkëluftëtarëve të tij, “Triumfi” ka shërbyer si instruktor armatimi në Qendrën e stërvitjeve në Zllash.

Ai ka qenë Komandant i njësisë Buna 29 në ZOG.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat