Ngjarje e rëndë: Dyshohet se ka bërë vetëvrasje afaristi Lulzim Kryeziu

Aktuale

Ngjarje e rëndë: Dyshohet se ka bërë vetëvrasje afaristi Lulzim Kryeziu

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 16:25
Lulzim Kryeziu

Afaristi Lulzim Kryeziu dyshohet se ka bërë vetëvrasje të enjten pasdite në fshatin Mleqan të Malishevës.

Kryeziu, pronar i pompave të derivateve ‘Shell Kosova’, dyshohet se vetëvrasjen e ka kryer në një objekt biznesi familjar.

Policia e Kosovës tha se një person i moshës madhore është gjetur i varur rreth orës 15:20 të enjten.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë.

Zëdhënësi policor tha se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia tha se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Media ka kontaktuar me zëdhënësin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Hekuran Batusha, i cili ka thënë se është në pritje të informatave për rastin nga prokurori kujdestar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat