Maqedonci vizitoi sot Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes

Aktuale

Maqedonci vizitoi sot Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vizituar sot  Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ku kanë filluar trajnimin bazik rekrutët e rinj.

Komandanti i KDS-së, Gjeneralbrigade Jeton Dreshaj e ka njoftuar ministrin Maqedonci me  mbarëvajtjen e gjithë procesit të rekrutimit, të stërvitjeve dhe trajnimeve që janë duke u zhvilluar.

“Aktualisht në disiplina të ndryshme kemi mbi 500 ushtarakë të cilët janë duke u përgatitur. Vetëm në trajnimin bazë kemi 363 rekrutë në kuadër të procesit të rekrutimit të 612 ushtarëve të rinj”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ministria e Mbrojtjes është e vendosur fuqishëm në ndërtimin e kapaciteteve tona ushtarake, si në rritjen e numrit të personelit ashtu edhe në edukimin, trajnimin, shkollimin dhe pajisjen me armatim modern sipas standardeve të NATO-s”, thuhet tutje në komunikatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat