Maqedonci pret në takim ambasadorin bullgar, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Aktuale

Maqedonci pret në takim ambasadorin bullgar, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 16:43
Hristo Gudjev dhe Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar me ambasadorin e Bullgarisë, Hristo Gudjev.

Në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

“Theksova se jemi të vendosur në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, për t’i kontribuar stabilitetit dhe paqes përkrah partnerëve tanë strategjik, e në mesin e shteteve aleate sigurisht shohim dhe Bullgarinë”, ka thënë Maqedonci.

Ambasadori Gudjev ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim duke theksuar se Kosova ka pasur gjithmonë përkrahjen e Bullgarisë duke shërbyer si pjesë e misionit të KFOR-it dhe EULEX-it, por që dhe si misione diplomatike përkrahin integrimin e Kosovës në organizatat euro-atlantike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat