Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë që armatimi i sofistikuar i Forcave Speciale FIT ka kryer punë të madhe në veri të Kosovës.
“Ka vite të tëra, ka në shumë komuna, para një kohe më kanë ardhur prej stacioni të Fushë-Kosovës është e tmerrshme si është lënë stacioni i policisë në Fushë Kosovë me vite të tëra në ato kushte ku janë mbi 100 pjesëtarë mrena me një ndërtesë 3-4 dhoma”, ka thënë Raci në Rubikon të Klan Kosovës.
“Natyrisht, që jam me ua plotësu kërkesat konform mundësive që ka buxheti i Kosovës”.
“Është e rëndësishme sepse ne e pamë që në Veri, natyrisht për shkak të djemve dhe vajzave por edhe armatimi e ka ba punën e vet në veri, armatimi më i sofistikum e ka ba punë vet se e pamë grupin terrorist çfarë armatimi kishte dhe prapë doli policia dhe e zmbrapsi agresionin. Natyrisht shteti ka investu në ata njerëz”.