Bordi mbikëqyrës i Trepçës i ka ftuar për takim sot drejtorët e njësive, inxhinierët dhe kryepunëtorët e kësaj ndërmarrjeje.
Siç raportoi RTK, takimi është thirrur të mbahet nga ora 12:00.
Ndryshe, sot bëhen 11 ditë prej kur minatorët e Trepçës kanë hyrë në protestë si shenjë pakënaqësie.
Ata po kërkojnë përmbushjen e kërkesave të tyre, e që përfshijnë përmirësim të kushteve të punës, pagë të rregullta, sigurime shëndetësore dhe largimin e kryeshefit të ndërmarrjes.