Minatorët e Trepçës kanë ndërprerë grevën pas 11 ditësh.
Lajmin e ka konfirmuar anëtarja e Komisionit për Ekonomi, Mimoza Kusari-Lila.
“Greva është ndërprerë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Të gjithë grevistët kanë dalë nga miniera sot në ora 02:00 e mëngjesit”, deklaroi ajo.
Grevistët për 11 ditë kanë qëndruar në minierë, duke kërkuar që kërkesat e tyre të plotësohen.
Për gjatë këtyre ditëve, shumë grevistë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.