Deputetja e PDK, Ganimete Musliu, ka zbuluar një bisedë me deputetin tjetër të kësaj partie, Hisen Berishën.
Musliu e Berisha kanë biseduar për arrestimin e Isni Kilajt nga Gjykata Speciale.
Hisen Berisha ka ironizuar me rastin e arrestimit të Kilajt, duke thënë Specialja s'ka çka i bën, e mirë që s'u koritë e s'ka shkuar në VV (Sic!)
Shkrimi:
Biseda ime me Hisen Berishen sot.
Une: Hisen a degjove qe e moren Isni Kilien?
Hiseni: Kush?
Une: Gjykata speciale.
Hiseni: Aiiiiii kishe u korite e u shku ne Vetëvendosje se Gjykata Speciale s’ka çka i banë!