Kurti në Kuvend: Nënshkrimi do të thotë garanci për zbatim, Serbia refuzoi

Aktuale

Kurti në Kuvend: Nënshkrimi do të thotë garanci për zbatim, Serbia refuzoi

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 12:21
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka nisur raportimin në Kuvend për takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

“Më 26 tetor, në Bruksel zhvilluam takim, ku unë së pari kam kërkuar më shumë siguri në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kërkova që të bëhet ndëshkimi i Serbisë për sulmin terrorist ndaj Kosovës. Kërkesën për ndëshkim e kemi për hir të mos përsëritjes.

Ne ofruam të nënshkruajmë marrëveshjen bazë të Brukselit të shkurtit me aneksin zbatues dhe propozimin për zbatimin e marrëveshjes për vetëmenaxhim. Nënshkrimi do të prodhonte pranim. Nënshkrimi do të thotë pranim dhe garanci për zbatim.

Serbia refuzoi sërish nënshkrimin, duke refuzuar draftin për vetëmenaxhim.

E mirëpresim thirrjen për njohjen de facto të Kosovës nga Serbia. Njohja de facto reciproke duhet të zbatohet.”, tha Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat