Krasniqi, Kurtit: Sot vështirë është me ditë a me qeshë a me qajtë me fjalën tënde

Aktuale

Krasniqi, Kurtit: Sot vështirë është me ditë a me qeshë a me qajtë me fjalën tënde

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 13:15
Memli krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas fjalës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, tha se është e vështirë me ditë “a me qeshë a me qajtë pas kësaj fjale”.

Krasniqi u shpreh se erdhi dita që 10 vjet më vonë me ardh në këtë të njëjtën foltore dhe siç u shpreh ai, Kurti ta mbrojë “Zajednicën”.

“Sot vështirë është me ditë a me qesh a me qajtë me fjalën tënde. A me qeshë që erdh dita 10 vjet më vonë me ardh në këtë të njëjtën foltore ti me e mbrojtë “Zajetnicën”, a është kjo për me qesh që t’i vjen e na tregon se çfarë propozimi të mirë ke pranuar për “Zajetnicën””.

“A është me qajtë për 10 vjet, një dekadë të humbur të Kosovës, të mundësive të këtij vendi, të dhunës, të përqarjes së shoqërisë që e ke instaluar në çdo pore të jetës, të jetëve të humbura që ti iu ke pri e i ke mashtru duke e kundërshtu këtë “Zajednicë” të cilën sot ke ardhë më e mbrojtë, me arsyetu e me lavdëru e mbështet”, është shprehur ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat