“Po i përgjërohesh Vuçiqit për nënshkrim” – Abazi me akuza të rënda për Kurtin

Aktuale

“Po i përgjërohesh Vuçiqit për nënshkrim” – Abazi me akuza të rënda për Kurtin

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 13:39
Haki Abazi

Akuza të rënda për kryeministrin e Kosovës, ka pasur deputeti Haki Abazi, në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Abazi tha se në të kaluarën Kurti i kishte quajtur kryeministrat e athershëm “serbofilë”, për shkak të pranimit të Asociaiconit, kurse tash sipas tij të njëjtën gjë e ka bërë edhe ai.

“Serbofil janë kryeministrat që pranojnë Asociacion. Cka je sot kryeministër, a je serbofil”, ishin fjalët e Abazit drejtuar Kurtit.

“Nuk do ketë Asociaicon me kompetenca ekzekutive apo pa kompetenca, monoetnike, cka është kjo, mos po flasim për komunitete tjera? Po flasim për një komunitet serb që është bërë mbi të gjithë dhe edhe mbi 95% të shqiptarëve, veriu është më I rëndësishëm por jugu është edhe më I rëndësishëm”, tha Abazi.

Abazi tutje tha se Kurti po i përgjërohet presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, për nënshkrim të marrëveshjes.

“Si ndodhi që Albin Kurti i cili ka thënë se asnjëherë nuk pranoj të nënshkruaj dokument për çështje të brendshme të Kosovës, me u përgjërua për një nënshkrim të Vuçiqit. Kjo është për retorikë, absolutisht për retorikë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat