Musliu: Problemi i Serbisë nuk është Vulini, por ai që e ka emëruar atë – Vuçiqi

Aktuale

Musliu: Problemi i Serbisë nuk është Vulini, por ai që e ka emëruar atë – Vuçiqi

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 15:01
Agim Musliu

Pas dorëheqjes së drejtorit të Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA) Aleksandar Vulin, drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka thënë se problemi i Serbisë nuk është Vulini, por presidenti i cili e ka emëruar atë, Aleksandar Vuçiq.

Musliu përmes një postimi në rrjetin social X ka shkruar se edhe drejtori tjetër i BIA-së do të jetë i njëjti, pasi siç u shpreh ai Vuçiqi udhëheq me Serbinë.

“Drejtori i Inteligjencës së Serbisë, Vulin dha dorëheqjen. Vulin nuk është problemi i Serbisë, por ai që e ka emëruar. Ky problem do të zgjidhet me dorëheqjen e Vuçiqit. Drejtori tjetër i BIA-së, do të jetë i njëjti, sepse i njëjti është dhe Vuçiq”, ka shkruar Musliu në X.

Ndryshe, drejtori i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA) Aleksandar Vulin ka njoftuar sot se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga ajo pozitë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat