Abdixhiku: Kurti po rren, po shkel mbi trupat e atyre që vdiqën për kauzë, si fle ky njeri

Aktuale

Abdixhiku: Kurti po rren, po shkel mbi trupat e atyre që vdiqën për kauzë, si fle ky njeri

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 15:15
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka replikuar ndaj fjalës së Kurtit për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Abdixhiku ka thënë se Kurti e ka pranuar Asociacionin sipas vitit 2013 në premabulë të Marrëveshjes dhe se po i gënjen deputetët e VV-së.

Abdixhiku ka thënë se di çfarë flet dhe se dokumenti do të dalë.

Ai tutje ka thënë se Kurti po shkel mbi trupat e atyre që kanë vdekur për kauzën kundër Asociacionit dhe e ka pyetur se si mundet Kurti që të fle.

 “Sot po shkel mbi trupat e vdekur të njerëzve për këtë kauzë, si flen ky njeri. Po të kisha pas kësi parime kurrë s’i kisha ndrru. Duhesh me majt përgjegjësi që ke ardhë në këtë qëndrim sot. Unë po të them se ‘sduhet bërë, por duhesh me majt përgjegjësi që e ke rrejtë këtë ven, kanë vdek njerëz”, ka thënë Abdixhiku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat