Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seancë plenare në të cilën kryeministri Albin Kurti po raporton për takimet në Bruksel dhe draftin e Asociacionit.
Gjatë kësaj senace Kurti ‘goditi’ opozitën duke deklaruar:
“Mua po më ikë nuk po nënshkruan, po shpallë zgjedhje. Në dialogun e juaj ishte konstant e në Kosovë mbaheshin zgjedhje, tash, unë jam konstant e në Serbi mbahen zgedhjet”.
Këtë deklaratë të kryeministrit e publikoi në rrjetin e tij social Facebook, analisti Shkëlzen Gashi, ku ironizoi me opozitë.
“Gjej shesh e bëj përshesh i thonë kësaj pune... i ka gjetë budallë e po e tallë edhe fundshpinën me ta..”, shkroi ai, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Gjej shesh e bëj përshesh i thonë kësaj pune... i ka gjetë budallë e po e tallë edhe fundshpinën me ta...