Gjatë pasdites së sotme i është dhënë lamtumira e fundit afaristit Lulzim Kryeziu.
Varrimi i të ndjerit është bërë në varrezat e fshatit Bubavec të Malishevës.
Ndryshe, Prokuroria rajonale e Gjakovës ka bërë të ditur se janë duke e hetuar këtë rast që u cilësua si vetëvrasje.
“Ju njoftojmë se lidhur me këtë rast Prokurori i Shtetit ka dal në vendin e ngjarjes dhe trupi i pajetë i viktimes është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ky rast është duke u hetuar si Hetim i vdekjes”, u tha në një njoftim të Prokurorisë..