Raci: Serbisë nuk i beson askush në dialog

Aktuale

Raci: Serbisë nuk i beson askush në dialog

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 18:10
Analisti politik, Gazmir Raci

Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë se Serbisë më nuk i beson askush në dialog.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka theksuar se sidomos pas ngjarjeve të 24 shtatorit në veri të vendit, Serbisë nuk mund t’i besohet në asnjë moment pa vendosur nënshkrimin.

“E para Serbia e ka humbur kredibilitetin për t’i besuar dikush më në dialog. Ka një serë marrëveshjesh që Serbia edhe i ka nënshkruar edhe nuk i zbaton. Sidomos tash pas 24 shtatorit, Serbisë nuk mund t’i besohet më në asnjë moment pa vendosur nënshkrimin. Është mendim imi që e bazoj mbi përvojën që e kam duke qenë pjesë e një dialogu që ka qenë teknik për një periudhë disavjeçare”, ka thënë Raci.

Tutje, ai ka thënë se ka pritur që debati i sotëm parlamentar të jetë ma përmbajtësor edhe pse nuk ka një dokument publik.

“Nuk ka mundësi të ketë një dokument publik sepse në historinë e këtij dialogu kurrë nuk ka qarkulluar draft-dokumenti në Kuvend ose në ndonjë institucion tjetër me përjashtim të atyre që kanë qenë pjesë e negociatave. Është praktikë që e ndjekin lehtësuesit e dialogut sepse nëse ti e publikon draftin para finalizimit, ti automatikisht e minon procesin, e rrezikon arritjen e marrëveshjes dhe e vë në dyshim njërën palë ose palën tjetër në qëndrimet që mund t’i kenë ndaj çfarëdo propozimi”, ka potencuar Gazmir Raci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat