Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha mbajti një fjalim të gjatë ku e kritikoi kryeministrin Albin Kurti, i cili duket se u pengua nga ato fjalë.
Kurti i tha deputetit që mos të qëndrojë me Fatmir Shehollin.
“Krejt në fund, unë nuk e kuptoj deputetin Hysen Berisha qysh në orën 20:00 vjen me fjalim të shkruar prej fillimi, ky nuk është diskutim, keni bërë akuza shumë të rënda, ju mund ta ndihmoni shtetin e Kosovës, dhe unë kam një kërkesë prej juve, mos e tako Fatmir Shehollin. Mos rri me Fatmir Shehollin, bashkëpunëtorin e Serbisë, pot e na nuk ka prokurori, dil këtu në foltore thuj nuk takohem, kontribut më të madh nuk mund të jepni.” – tha ai.
Berisha iu përgjigj më pas, duke u deklaruar si vijon:
“Dëgjo kryeministër, për Fatmir Shehllin s’du mu marr, nëse ki kundërshtime shko bëni padi, se nuk është më i keq se Simiqi e Radojiqiqi që keni bashkëpunu.
Emri yt me e përkthy i bjen I bardheë, por ti je i zi, krejt çka ke bë për këtë vend janë të zeza. Krejt çka të kam thënë e kam pasë për të mirën e Kosovës…je ka e bjen Zajednicën.” – tha ai.