Deputeti i VV-së, opozitës: A thu a u kfjellën, a janë ma mirë – Albini është dhjetë hapa para

Aktuale

Deputeti i VV-së, opozitës: A thu a u kfjellën, a janë ma mirë – Albini është dhjetë hapa para

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 09:49
VV

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, ka ngacmuar opozitën me mëngjes, lidhur me seancën e djeshme ku Kryeministri Albin Kurti raportoi lidhur me takimin e fundit në Bruksel.

Batusha ka thënë se në këtë mëngjes me shi, mendjen e ka te opozita, derisa ka pyetur “Athu a u kfjellen, a janë ma mirë?!”

Sipas Batushës, opozita e ka kuptuar dje “që në lojën e shahut politik e diplomatik, Albini është dhjetë hapa para”.

Postimi i plotë: 

Në këtë mëngjes me shi, mendja po m’shkon tek opozita. Qysh janë qu sot?

Athu a u kfjellen, a janë ma mirë?!

Besoj me dje përfundimisht e kanë kuptu që në lojën e shahut politik e diplomatik, Albini është dhjetë hapa para.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat