Një person dyshohet se ka rënë dje nga një lartësi e një objekti të një hoteli ‘Lake Side’ në Vërmicë, si pasojë edhe ka humbur jetën.
Perosni që ka humbur jetën është Izer Pulaj. Ndërsa varrimi i tij do bëhet sot në ora 15:00
Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe policia.
“Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë kanë nisur hetimet për një rast që ka ndodhur në Vërmicë, ku një person dyshohet se ka rënë nga një objekt që është në ndërtim e sipër dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’”, tha Gashi.