Analisti Shkëlzen Gashi, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar një deklaratë të shefit të stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerima Vela.
Shefi i stafit të presidentes Osmani i ka thënë Vuçiqit se duhet ta bëjë testin e poligrafit dhe analizat e ADN-së.
Vela ka thënë se një gjë të tillë Vuçiq duhet ta bëjë bashkë me Fahri Musliun.
Në fakt, Gashi ka pasur kritika të ashpra për deklaratën e Velës rreth atësisë së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Gashi ka pyetur nëse Vela është “normal”.
Tutje, sipas Gashit, Osmani duhet t’i kërkojë falje gazetarit Fahri Musliu.
Postimi i plotë
Aosht normal ky shefi i stafit të presidentes?
Presidentja tash duhet t'i kërkoj falje gazetarit fahri musliu dhe familjes së tij.
Turp dhe marre.