Vajza e gazetarit Musliu i reagon Velës: Nëse je i interesuar për ADN-në, të ftoj në shtëpi ta marrësh mostrën

Aktuale

Vajza e gazetarit Musliu i reagon Velës: Nëse je i interesuar për ADN-në, të ftoj në shtëpi ta marrësh mostrën

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 20:09
Fahri dhe Valbona Musliu

Valbona Musliu, vajza e gazetarit Fahri Musliu, ka reaguar ashpër ndaj Blerim Velës, shefit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, pasi i njëjti me tallje ka kërkuar që presidenti serb, Aleksander Vuçiq të bëjë poligrafin dhe analizën e ADN-së bashkë me gazetarin Musliu.

Por, pak minuta më vonë ky postim i Velës është fshirë nga llogaria e tij në platformën “X”.

E Valbona Musliu në reagimin e saj ka thënë se “vetëm frikacakët, jo profesionistët, injorantët e të përdalët shkruajnë shkrime e më pas i fshijnë”.

“Blerim Vela, para se të shkruash apo të komentosh mendo dy herë. Ose shkruaj e mos fshi, ose mos shkruaj fare. Vetëm frikacakët, jo profesionistët, injorantët e të përdalët shkruajnë e më pas fshijnë…E të guximshmit, profesionistët, e të moralshmit u qëndrojnë prapa shkrimeve, fjalëve, statuseve e komenteve”, ka shkruar ajo.

Duke iu drejtuar Velës, Musliu ka thënë se “nëse je bash- bash i interesuar për ADN-në e Fahri Musliut të ftoj në shtëpi ta marrësh mostrën, por paraprakisht përgatitu profesionalisht, sepse nuk je në kabinet të Presidentit/es”.

“Lexova që je vet bashkëshort e baba dhe nuk e di  para se të shkruash a ke menduar për njollosjen e familjes Musliu? A ke menduar se Fahriu e ka bashkëshorten, katër vajza dhe gjashtë nipa e mbesa? Dhe jo vetëm kaq.

Sigurisht se JO, sepse përtej zyrës e kolltukut nuk sheh më larg. A mendoni për dhunën psikologjike e emocionale që u shkaktoni familjarëve, në mos Fahriut, i cili tash e nënte vite po “kryqëzohet” nga mediat, me saktësisht nga “koleget” e vet, e së fundmi edhe nga njerëz si ty që përfaqëson një institucion shumë të rëndësishëm të Republikës së Kosovës”, ka shkruar tutje ajo. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat