Veprimtari dhe njohësi i çështjeve politike, Ramazan Bekteshi, është shprehur kritik ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Ai ka publikuar një kopertinë të revistës “Time”, me fotografinë e Ramës, në të cilën shkruhet se “kërkohet për tradhti”, përcjell Bota sot.
Veprimtari shqiptar që jeton në Amerikë, thotë se Rama kërkohet për tradhti ndaj Kosovës dhe Shqipërisë, në bashkëpunimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiqin.
“Rama, alias Pablo Escobar-i i 'Open Balkan,' është i kërkuar për tradhti ndaj Shqipërisë dhe Kosovës në bashkëpunim me Vuçiqin, ish-ministrin e Millosheviqit, një kriminel lufte”, ka shkruar Bekteshi në një postim në Facebook.
Ndryshe, së fundmi kryeministri Rama, ka paralajmëruar një vizitë në Prishtinë, mirëpo nuk dihet nëse do të pritet nga ndonjë zyrtar apo krerë institucionesh a partiakë./Botasot