Haxhiu për Kurtin: E ka pranuar “Zajednicën” që krijon autonomi për serbët

Aktuale

Haxhiu për Kurtin: E ka pranuar “Zajednicën” që krijon autonomi për serbët

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 09:10
Bekim Haxhiu

Kryeministri Kurti foli të premten në Kuvend për Draft-Statutin e Asociacionit që u pajtua për ta nënshkruar në Bruksel.

Kurti tha para deputetëve se nuk do të japë shumë detaje pasi ashtu është pajtuar me aleatët ndërkombëtarë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, duke folur në lidhje me këtë çështje tha se po të ishte i mirë Statuti, Kurti do ta publikonte si trofeun e tij pa arritur ende në aeroport.

Haxhiu tha se Kurti ka pranuar Statutin e Zajednicës që krijon autonomi për serbët dhe Kishën Ortodokse serbe në Kosovë.

“Po të ishte i mirë Statuti, Kurti do ta publikonte si trofeun e tij ende pa mbrri në Aeroportin e Prishtinës. Tani kur ka pranuar ‘Statutin e Zajednicës’ që krijon autonomi për serbët dhe ‘Kishën Ortodokse serbe’ në Kosovë, sigurisht që nuk e bën publik Statutin, sepse i frikësohet gjykimit publik”, deklaroi deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Ai tutje tha se beteja e fituar në Banjskë nga Policia u humb në tavolinë nga qeveria Kurti.

“Është për keqardhje dorëzimi i Kurtit, sepse pasojat e dorëzimit të tij, do ti vuaj Kosova. Beteja e fituar nga policia e Kosovës në Banjskë me 24.09.2023, është humbur në tavoline të bisedimeve nga Qeveria Kurti, prandaj nuk bëhet publik Statuti i Zajednicës”, deklaroi Haxhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat