“E kanë mbytyr në burgun e Prizrenit”, Kurti kujton Astrit Deharin – ka një kërkesë urgjente për prokurorinë

Aktuale

“E kanë mbytyr në burgun e Prizrenit”, Kurti kujton Astrit Deharin – ka një kërkesë urgjente për prokurorinë

Nga: A.M. Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 14:34
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka kujtuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në shtatëvjetorin e vdekjes.

I pari e kujtoi me fjalë të mira aktivistin e ndjerë, derisa tha se që nga mbytja e tij në burgun e Prizrenit, në Kosovë kanë ndryshuar shumë gjëra.

“7 vjet më vonë Kosova ka shënuar progres sa i përket demokracisë e lirisë e sundimit të ligjit mirëpo Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit e raste të tjera, dhe pa u dënuar përgjegjësit e krimit. Drejtësia, prokuroria, gjyqësori duhet t’i trajtojnë me urgjencë padrejtësitë dhe krimet në vendin tonë e kurrsesi t’i zvarrisin ato me muaj e me vite”, shkroi ndër të tjera kryeministri Kurti, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

7 vjet pa aktivistin, studentin, patriotin shembullor, Astrit Deharin.

7 vjet prej kur morëm lajmin e kobshëm se shokun tonë, aktivistin e Lëvizjes, studentin shembullor të mjekësisë, Astrit Deharin, e kanë mbytur në burgun e Prizrenit. 7 vjet më vonë Kosova ka shënuar progres sa i përket demokracisë e lirisë e sundimit të ligjit mirëpo Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit e raste të tjera, dhe pa u dënuar përgjegjësit e krimit. Drejtësia, prokuroria, gjyqësori duhet t’i trajtojnë me urgjencë padrejtësitë dhe krimet në vendin tonë e kurrsesi t’i zvarrisin ato me muaj e me vite.

Lavdi jetës dhe veprës së Astritit, dëshmorit tonë të ri, ideali i të cilit do të jetë udhërrëfyes i përhershëm për Lëvizjen tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat